Zgjedhjet 2021, Rama pranon firo në vota ua thotë deputetëve: Asnjë se ka të sigurt vendin në lista!
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Kryeministri Edi Rama ka startuar për socialistët nisjen e sezonit të ri politik, të cilit ju referua si historik për nga rëndësia.

Ndërsa bashkë me grupin parlamentar janë drejt fundit të këtij mandati, shefi i qeverisë paralajmëroi deputetët e tij se asnjë nuk e ka ka vendin e sigurt për formacionin e ri që do të lëshojë në fushë për zgjedhjet 2021.

Rama: Troç fare: Deputet jemi në sallën e Kuvendit, ndërsa jashtë saj nga sot ne jemi thjesht kandidatë për deputetë që duhet ta fitojmë vendin në skuadër çdo ditë, pa pushim. Nëse unë personalisht për shkak të detyrës do të duhet të firmos në fund formacionin që do të dalë në fushë, le ta dëgjojnë të gjithë se kush nuk do të japë jo thjesht që gjithçka ka por gjithçka duhet për tu futur në atë formacion nuk do të jetë në formacion. Është shumë e qartë, askush tjetër përveç PS nuk e çon dot Shqipërinë përpara dhe PS është i vetmi emër që nuk vihet në diskutim.

Emrat e tjerë, duke filluar nga unë, shkojnë dhe vinë. Është e qartë se paaftësia dhe papërgjegjshmëria që rëndon e stimuluar nga ligësia e atyre që udhëheqin partitë e tjera nuk mund të jenë asnjë arsye për ta quajtur ndeshjen të fituar pa u zhvilluyar dhe aq më pak një arsye për të mos i vënë PS në dispozicion skuadrën më të mirë të këtyre 30 vjetëve në një betejë që në shumë aspekte është historike për Shqipërinë.Kjo nuk është bidja ime si kryetar i kësaj partie dhe si kryeministër i këtij vendi sot, por bindja ime si shqiptar që jam qytetar në këtë vend dhe prind, askush. Gjithëkush këtu e ka potencialin për të qenë pjesë e skuadrës 2021 por askush pa përjashtim nuk e ka sot të garantuar vendin në skuadër. Do ta fitojë përditë deri në fund pa ?nëse? dhe pa ?por?.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/zgjedhjet-2021-rama-pranon-firo-ne-vota-dhe-ua-thote-troc-deputeteve-asnje-se-ka-te-sigurt-vendin-ne-lista/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended