Akti normativ kundër covid-19/ Pronarët e lokaleve në Sukth dalin në protestë: Të lejohen dasmat
  • 3 years ago
Durrës- Pronarë lokalesh dhe menaxherë dasmash ditën e sotme kanë organizuar një protestë në Sukth të Durrësit. Ata kanë kërkuar që qeveria apo ministria e Shëndetësisë të nxjerrë një ligj e protokoll që ata të ushtrojnë aktivitetin e tyre.


Kujtojmë që prej disa muajsh organizimi i dasmave është ndaluar në kuadër të aktit normativ të Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar infektimet me covid-19.

Të pranishmit në këtë protestë janë shprehur se ka favorizim për disa biznese në periferi dhe Tiranë që lejohen të organizojnë dasma, ndërsa ndaj të tjerëve policia aplikon gjoba

?Po na trajtojnë me dy standarde? është fjalia që dëgjohet të thuhet më së shumti nga biznesmenët e revoltuar.

?Para një viti kam marrë kredi, këtë vit e kisha shumë të mbarë. U penalizova tani. Kisha mbi 20 dasma, e kuptoj unë punën e virusit, po më vjen inat pse tani ne këtë zonë nuk bëjmë dhe në vendet e tjera bëjnë, klienti ime e ka bo në Kavajë, në Tiranë. O për të gjithë një portokoll o mos të bëhet. Taksat të gjitha i kam paguar. Kemi përfituar pagën e luftës por kemi shlyer detyrimet. Po falimentojmë?- është shprehur pronari i një lokali dasmash në zonën e Sukthit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Proteste#Sukth#TopChannel
Recommended