Report TV - Pronarët e lokaleve në Berat kundërshtojnë policinë, protestë në Pedonale: Nuk i mbyllim

  • 4 years ago
Pronarët e lokaleve në Berat kanë dalë në qendër të qytetit, më saktësisht ne Pedonale, për të protestuar për mbylljen e tyre në fundjave, në një kohë kur ky qytet është zonë e gjelbër.

Kjo ka shkaktuar edhe një përplasje mes pronarëve dhe policisë, me këta të fundit që i kanë pronarëve t'i mbyllin, por janë përgjigjur se nuk kanë një shkresë zyrtare për këtë. Si rrjedhojë bizneset kanë vijuar të qëndrojnë të hapura duke deklaruar se nuk e marrin për bazë njoftimin në 'facebook' të kryeministrit.Ata deklarojnë se nëse vazhdojnë të qëndrojnë kështu do të falimentojnë. Po ashtu shumë shpejt nuk do të kenë mundësi ti pagujnë me punëtorët, në një kohë kur punojnë vetëm pesë ditë në javë. Pronarët shtojnë se duke qenë zonë e gjelbër lokalet duhet të qëndrojnë të hapur ditë e natë.

Recommended