Pronarët e lokaleve në protestë: Po trajtohemi me dy standarte! Klientët tanë po organizojmë dasmat

  • 4 years ago
DURRËS- Pronarët e lokaleve të dasmave në Sukth të Durrësit janë mbledhur në një protestë përpara godinës së njësisë administrative të Sukthit.

Ata deklarojnë se ndjehen të diferencuar nga kolegët e tyre në njësitë apo bashkitë e tjera. Sipas tyre, në qendër të Durrësit nuk janë lejuar që të organizojnë dasmë, ndërsa klientët e tyre kanë shkuar në lokalet e tjera jashtë Sukthit dhe nuk janë ndëshkuar. Për pasojë, shprehen se të gjithë duhet të trajtohen njësoj, dhe jo me dy standarte, siç ata pretendojnë.

Recommended