Top News - Podgoricë, zgjedhjet/ Shpërthejnë përleshjet në Podgoricë

  • 4 years ago
Përleshje të forta pati orët e vona të së hënës mes mbështetësve të qeverisë dhe opozitës, që festonin fitoren në zgjedhje. Forcat policore kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Sipas raporteve në media, në vendngjarje janë parë edhe auto-ambulanca, por ende nuk ka njoftime zyrtare për të lënduar. Rezultatet paraprake të votimeve të së djelës tregojnë se zgjedhjet parlamentare në vend u fituan nga blloku I partive opozitare pro-serbe dhe pro-ruse. Pas incidenteve, lideri i koalicionit opozitar ?Për ardhmërinë e Malit të Zi?, Zdravko Krivokapic, u bëri thirrje mbështetësve që të festojnë në shtëpi. "Ne nuk qëndrojmë pas asnjë tubimi, nuk duam trazira, nuk duhet të irritojmë askënd. Le të qëndrojmë të qetë, le të qëndrojmë në shtëpi", tha ai përmes një postimi në Facebook. Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanovicit pretendon se simpatizëntët e opozitës në disa qytete kanë organizuar tubime në të cilat qytetaret janë provokuar në mënyrë agresive, me parulla nacionaliste?. DPS u ankua e tha se për këtë, do të informojë Misionin Monitorues të OSBE-së dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për incidentet. Liderët e tre partive më të mëdha të opozitës në Malin e Zi kanë rënë dakord mbi parimet e koalicionit të tyre qeverisës, cka praktikisht e lë partinë e Gjukanoviç në opozitë, për herë të parë pas tre dekadave të qeverisjes së vendit. Udhëheqësit e "Për Ardhmërinë e Malit të Zi", "Paqja është kombi ynë" dhe "Zi e bardh" - Zdravko Krivokapi?, Aleksa Be?i? dhe shqiptari Dritan Abazovi? ranë dakord me katër parimet kryesore për koalicionin e tyre qeverisës e ftuan dhe partitë e tjera të pakicave të bashkohen në koalicion. Të tre partitë kanë 41 deputetë, minimumi i kërkuar për të formuar një qeveri në parlamentin malazez me 81 vende. Katër votat e deputetëve të "Zezë në të Bardhë" të udhëhequr nga Dritan Abazovi? konsiderohen vendimtare për krijimin e një koalicioni qeverisës. Gjukanovic, lider i Partisë Demokratike të Socialistëve ka thënë se partia e tij do të respektojë rezultatin megjithate ende nuk e ka pranuar atë. Sakaq, vëzhguesit e huaj në Malin e Zi thanë se partia pro-perëndimore e vendit ka pasur një avantazh të padrejtë gjatë zgjedhjeve për shkak të qasjes në burimet shtetërore dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Pamje: AFP


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Lik...

Recommended