Top News - Trump me covid/ Rreth tij shpërthejnë testimet!
  • 3 years ago
Prekja e Donald Trump nga Covid 19 ka ngritur pyetje edhe mbi shëndetin e personave të tjerë rreth e rrotull tij, përfshirë anëtarë të kabinetit si dhe vetë zëvendëspresidentin, Mike Pence. Pence dhe e shoqja, Karen iu nënshtruan analizës së tamponit dhe rezultuan negativë. Por kush tjetër I druhet infektimit në rrethin e ngushtë të shefit të Shtëpisë së Bardhë? Sekretari amerikan I Thesarit, Steve Mnuchin ka pasur kontakte me të por edhe takime nga afër me kryetaren e Dhomës se Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Mnuchin doli një herë negativ të premten, megjithate do të testohet sërish. Prokurori I Përgjithshëm, William Barr ishte së fundi në një dhomë me presidentin, ama testi I dy ditëve më parë tregoi se nuk është infektuar. Sekretari në detyrë i Sigurisë Kombëtare, Chad Wolf është konsultuar me mjekët, sepse vetë nuk ka qenë në kontakt direkt me presidentin, por një vartës i tij, po. Frikë pati edhe vetë sekretari I Shëndetësisë, Alex Azar, por analiza rezultoi negative. E njëjta situatë ishte dhe për sekretaren e Transportit, Elaine Chao. Nga zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, John Ratcliffe nuk kanë bërë ndërkohë asnjë koment mbi ndonjë të takim të fudnit të tij me presidentin. Në listën e dyshimeve ishte dhe vetë kryediplomati, Mike Pompeo, megjithate ai nuk ka qenë më në kontakt me Trumpin që prej nënshkrimit të disa marrëveshjeve në Shtëpinë e Bardhë në 15 shtator, e prej dy javësh, ka qenë nëpër udhëtime. Nuk dihet ndërkohë si është situata me shefen e Agjensisë Qendrore të Inteligjencës, Gina Haspel. Këshilltari I Shtëpisë së Bardhë për ekonominë, Larry Kudlow po bën teste cdo ditë, ndërsa pozitive ka dalë ish këshilltarja e presidentit, Kellyanne Conway, e cila ishte të shtunën e kaluar në një event në Kopshtin e Trëndafilëve, ku Trump njoftoi të përzgjedhurën e tij për Gjykatën Supreme.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#MikePence#TopChannel
Recommended