Top New - Facebook, Australi/ Kërcënon me ndalimin e shpërndarjes së lajmeve

  • 4 years ago
Facebook kërcënoi se do t?i ndalojë përdoruesit të shpërndajnë lajme në Australi, ku autoritetet janë duke përgatitur një ligj të ri, që do ta detyrojë rrjetin social t?i paguajë botuesit për artikujt e tyre. Rregullatorët duan që gjigantët e teknologjisë, si Facebook dhe Google, të paguajnë për përmbajtjen e ripostuar nga mediat. Muajin e kaluar, Google i paralajmëroi përdoruesit se, për pasojë, shërbimet e tij të kërkimit mund të jenë "shumë më të këqija". Paralajmërimi i fundit i Facebook-ut për të bllokuar shpërndarjen e lajmeve i përshkallëzoi tensionet midis firmave të teknologjisë dhe rregullatorëve. Rrjeti i mediave sociale tha se nëse legjislacioni i propozuar bëhet ligj, ai do t?i ndalojë australianët të shpërndajnë lajme në Facebook dhe në degën e tij, Instagram. Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorëve sqaroi se i ka hartuar rregullat për të "barazuar fushën e lojës" ndermjet gjigantëve të teknologjisë dhe botuesve, që, sipas tij, janë duke luftuar, për shkak të humbjes së të ardhurave nga reklamat. "Kodi, thjesht, synon të sjellë drejtësi dhe transparencë në marrëdhëniet e Facebook-ut dhe Google-it me bizneset australiane të mediave të lajmeve", tha kryetari i Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorëve, Rod Sims, I cituar nga REL. Por, në një blog online, drejtori menaxhues i Facebook-ut për Australinë dhe Zelandën e Re, Will Easton, tha se projektligji "e keqkupton dinamikën e internetit dhe do t?i dëmtojë organizatat e lajmeve që qeveria po përpiqet t?i mbrojë".

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Facebook#Australi#TopChannel

Recommended