PD: Formula e shperndarjes se mandateve, vije e kuqe | Lajme - News

  • 3 years ago
Në pritje të riaktivizimit të Këshillit Politik, opozita akuzon Kryeministrin Rama se po e zvarrit procesin që dikton reflektimin sa më parë në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve kushtetuese. Përfaqësuesi i opozitës në këtë tryezë, Oerd Bylykbashi, për analogji sjell ndryshimet kushtetuese të bëra në vitin 2008.

Në tryezë, opozita do të ulet me kushtin e panegociueshëm, atë për respektimin e marrëveshjes së 5 Qershorit që sipas Bylykbashit dikton mosndryshim të formulës së shpërndarjes së mandateve.

Sa për koalicionet paralektorale, i mandatuari i opozitës në Këshill thotë se ndryshimet kushtetuese nuk i pengojnë ato.

Ajo që shqetëson më së shumti opozitën, kur na ndajnë afro tetë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, janë taktikat që sipas saj, po përdoren për të deformuar vullnetin e shqiptarëve në 25 Prill.

Bylykbashi sqaron se në këto zgjedhje njëherazi lind nevoja edhe për rishikimin e numrit të mandateve, por edhe për këtë çështje ngre akuza në emër të qeverisë.

Fushata elektorale në Durrës duket të jetë më e ashpra pas asaj në Tiranë, por Bylykbashi thotë se pavarësisht se Kryeministri mandatoi veten për të drejtuar këtë qark në zgjedhjet e 25 Prillit, ndëshkimi do t?i vijë me votë nga bashkëqytetarët e tij.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended