Top News - 82 shtete informojnë Shqipërinë/ Pastrimi i parave

  • 4 years ago
Pas propozimeve të Moneyval, mekanizmit të Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave) Shqipëria është futur dy vitet e fundit në një proces të vazhdueshëm të ndryshimeve ligjore.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka përshtatur disa prej këtyre ndryshimeve edhe në rregulloret e tij duke pasqyruar kështu ato ndryshime që janë bërë në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave.
Me vendimin e fundit të korrikut në rregulloren ?Mbi masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit?, janë bërë disa shtesa dhe ndryshime.
Së pari në vigjilencën e zgjeruar janë shtuar edhe dy kategori të tjera subjektesh përveç atyre që ishin më herët. Këto dy kategori janë shoqëritë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe të fondeve të pensioneve, si dhe agjentët e tyre si dhe çdo person fizik ose juridik, i cili merret me ofrimin e shërbimeve të mjeteve virtuale. Më herët në vigjilencë të zgjeruar ishin bursat dhe kompanitë e sigurimit dhe risigurimit.
Janë jo pak por plot 82 vende të botës që informojnë Shqipërinë për llogaritë bankare të depozituara nga shqiptarë dhe të huaj. Dhe kjo nuk është vetëm çështjet e vullnetit të këtyre vendeve, por vjen si rezultat i ligjit për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare.

Në zbatim të këtij ligji duhet që të gjitha bankat brenda datës 30 maj të çdo viti të raportojnë pranë tatimeve llogaritë bankare që kanë pranë tyre të gjithë shtetasit e huaj, që janë rezidentë në vendet që janë pjesëmarrës në këtë proces. Pas këtij hapi është Drejtoria e Tatimeve që këtë informacion e raporton automatikisht tek homologia e saj e vendit ku është rezident personi që ka llogarinë.
Të gjithë qytetarët shqiptarë, që kanë para nga burime të jashtëligjshme të mbyllura në bankat e këtyre 82 vendeve nuk mund t?i fshehin më, pasi do të ekspozohen tek organet tatimore të Shqipërisë. Kjo sepse nisma ligjore ka pikërisht këtë si synim ?të verifikojë pagimin e taksave, fitimet nga shitjet e pronave, të ardhurat nga qiratë, apo krijimin e pasurive jashtë vendit?.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJnd...

Recommended