Pastrimi i parave, Shqiperia rikthehet ne “listen gri”

  • 4 years ago
Shqipëria është bërë sërish pjesë e listës gri të vendeve nën monitorim për pastrimin e parave, 5 vite pasi doli prej saj. Raporti Moneyval që hartohet nga Task-Forca Financiare e Këshillit të Europës, vlerëson progresin e bërë nga Shqipëria në kuadrin ligjor për luftën kundër krimit të organizuar, por gjen mangësi teknike.
Ministrja e Financave, Anila Denaj renditi disa prej masave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare për të dalë nga lista e pastrimit të parave, por fajin për këtë situatë ia adresoi sistemit gjyqësor me sekuestrimet e pakta.
?Rreth 60.5 milionë Euro asete të sekuestruara nga hetimet për Pastrim të Parave; dhe rreth 74 milionë Euro asete të sekuestruara nga hetimet e grupeve kriminale, përmes ?ligjit anti-mafia. 74 raste janë dërguar në gjykatë për hetim kundër Pastrimit të Parave, më shumë se të gjithë çështjet në 10 vitet e fundit. 40% e proceseve të konfiskuara arrijnë në sekuestrim dhe kjo ka ardhur si ngërç i krijuar nëpër gjykata?, tha ministrja.
Ndërsa kreu i drejtorisë për parandalimin e pastrimit të parave thotë se tashmë Shqipëria duhet të përmirësojë 15 nga 52 rekomandime.
Për raportin Moneyval reagoi fillimisht edhe presidenti Meta që thotë se nuk habitet e duke kërkuar që Shqipëria të mos jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare. Ndërsa ish-deputeteja demokrate Jorida Tabaku e quajtur rezultatin si mungesë të vullnetit politik për të luftuar paratë e pista.

Recommended