KiE: Kërcenim nga pastrimi i parave në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqipëria ka nje legjislacion shume te mire lidhur me parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizimit, por kërkohen veprime konkrete per zbatimin e këtyre ligje.Ne kete përfundim ka dal Komiteti Moneyval, bordi i Këshillit te Europes, i cili ka publikuar nje raport te hollësishëm mbi gjendjen ne vendin tone. Ne dokument nënvizohet se mekanizmat e ngritura per te luftuar keto fenomene nuk kane provuar te jene plotësisht efektive dhe shqetësimi me i madh mbetet korrupsioni.?Shpesh i lidhur me aktivitetet e krimit te organizuar, gjeneron shuma te konsiderueshme te te ardhurave kriminale dhe dëmton seriozisht funksionimin efektiv te sistemit te drejtësisë penale. Autoritetet jane te vetëdijshme per rreziqet nga korrupsioni, por deri me tani zbatimi i ligjit ka qenë i kufizuar per te synuar pastrimin e parave lidhur me korrupsionin.? - thuhet ne raport.I pranishëm ne Tirane, ne prezantimin e ketij Raporti, Kryetari i Komitetit Moneyval, Daniel Thelesklaf, vlerësoi sistemin bankar ne Shqipëri, por shprehu rezerva per ate gjyqësor.?Një gje per te cilen Shqipëria eshte vlerësuar pozitivisht eshte puna qe bankat apo institucionet financiar kane bere per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimin e terrorizimit. Shqipëria eshte nje prej dy vendeve qe ka marr vlerësim pozitiv ne kete drejtim nga Shume vende ne mbare boten. Te gjitha vendet e tjera te BE nuk kane marr nje vlerësim kaq te mire. Kjo me sjell tek sfidat. Ashtu si ne shume vende te tjera, sfida kryesore per Shqipërinë eshte qe te prodhoi rezultate te prekshme nga ana e agjencive ligjzbatuese, ku sigurisht ekziston nevoja qe te përshpejtohen hetimet, ndjekjet nga prokuroria te cilat jane ne përputhje me profilin e riskut te vendit.?Metodologjia e re e përdorur ne kete raport kerkon nga autoritetet shqiptare nje bashkëpunim me te madh per te arritur objektivat. Bashkëpunim i cili u kërkua dhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili rikujtoi vitin 2015 ku Shqipëria doli nga lista gri.?Ne vitin 2015 kur eshte bere dhe vlerësimi, baza ligjore ka qene elementi themelor i vlerësimit. Vlerësimi me metodologjinë e re është shume me i lidhur me zbatueshmerine e bazës ligjore. Kjo përben dhe sfidën e te gjitha institucioneve ketu te pranishme si nje sfide me vete por dhe si nje sfide e përbashkët per te koordinuar forcat dhe per te ndervepruar me njeri - tjetrin.?Raporti vëren gjithashtu se ka nje mekanizmi të përgjithshëm ligjor ne Shqipëri per ekzekutimin e kërkesave te ndihmës se ndërsjelle juridike te huaj, ka disa mangësi qe mund te dëmtojnë efektivitetin e tyre. Tashme pritet qe brenda nje viti Moneyval te rikthehet ne Shqipëri per te pare rezultatet konkrete, te cilat kërkohen te vijne nga hetimet dhe dënimet.

Recommended