Pastrimi parave/ Lleshaj: Në 2019-n në Shqipëri u sekuestruan 100 milionë euro pasuri nga krimi

  • 4 years ago
Në 2019-n, në Shqipëri u sekuestruan 100 milionë euro pasuri nga krimi, por mungesa e juridiksionit dhe mangësitë e tij në luftimin kundër pastrimit të parave, mosmbajtja e përgjegjësive dhe hedhja e fajit nga një institucion në një tjetër janë disa nga arsyet që në vendin tonë po pengohet lufta ndaj krimit ekonomik dhe ishin pikërisht këto që e renditën Shqipërinë në zonën gri në raportin e ?Moneyval? për pastrimin e parave.

Për këtë ditën e sotme u mblodhën tre kryetarët e institucioneve përgjegjëse për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Olsian Çela, Anila Denaj dhe Sandër Lleshaj,ku u zotuan se do të përmirësojnë bashkëpunim për të luftuar me paratë e pista të krimit.

Për këtë u firmos një marrëveshje bashkëpunimi, nga e cila do të krijohet një strukturë e posaçme që do të monitorojë dhe koordinojë përpjekjet e përbashkëta dhe punën e disa institucioneve për të marrë rezultate sa më të mira kundër krimit ekonomik dhe terrorizmit si dhe do të përmirësojë juridiksionet dhe mangësitë që deri më sot kanë munguar në këto institucione. Përcaktimi i detyrave të çdo institucioni dhe shmangia e hedhjes së fajit  dhe marrjes së përgjegjësive është dhe thelbi i memorandumit të firmosur .

Në fjalën e tij, ministri Sandër Lleshaj u shpreh se do të ngrihet një strukturë qendrore që do të bëjë koordinimin, gjurmimin dhe ndjekjen penale të këtyre rasteve duke afruar sa më pranë institucionet e përfshira në këtë proces.  Shkatërrimi dhe bllokimi i burimeve financiare të krimit do të sjellë dobësimin e tij deri në shkatërrimin e plotë tha Lleshaj, ndërsa vlerësoi  se në vitin 2019 policia shtetit ka arritur të sekuestrojë një shifër rekord prej 100 milionë eurosh asete të ardhura nga krimi ndërsa ngriti si shqetësim faktin se një pjesë e tyre në fund nuk konfiskohen.

Recommended