Balliu: Ai që qëlloi me armë hotelin në Pogradec eksponent i PS-së, ka zgjedhur deputetë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në një intervistë për RTV Ora, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu komentoi edhe të shtëna me armë drejt një hoteli në Tushemisht.

Balliu tha se personi që shtiu me armë drejt hotelit është një eksponent i PS-së dhe është kapur në kohën e zgjedhjeve me 100 mijë euro për të blerë vota.

Balliu: Rasti i fundit në Pogradec është një akt i krimit të organizuar. Jo vetëm u sulmua një person, që duhet hetuar, por aty u rrezikuan jetët e qytetarëve me 100 plumba. Krimi i organizuar ka arritur deri në atë arrogancë sa nuk pyet se kush vdes. Këtë e ka bërë Ilirian Berberi që e ka ndërruar emrin. Ai është i njohur në Pogradec dhe është eksponent kryesor i PS-së qysh në kohën e Artan Shkëmbi. Ky është kapur në kohën e zgjedhjeve me 100 mijë euro në makinë për të blerë vota dhe u arrestua, por e nxorën nga burgu për 2 ditë. Ai akuzohet për gjobëvënie dhe plagosje. Sa herë ka fushata ne e shohim përballë, ai ka kërcënuar edhe eksponentë të opozitës. Si ka mundësi që rri jashtë burgut? Kjo sepse ky i ka bërë deputetët e PS-së në Pogradec qysh nga viti 2005. Ky e drejton de facto bashkinë e Pogradecit.

Për Balliun, nuk ka pasur ndonjëherë skandale si ajo e dosjet 339 para se Rama të shkelte në kryeministri dhe nuk ka pasur ndonjëherë banditë që takohen me kryeministrin.

Balliu: Kurrë nuk ka pasur dokumente tronditëse për çdo skandal. Nuk ka pasur ndonjëherë para se Rama të shkelte në kryeministri dosje 339, nuk ka pasur ndonjëherë banditë që takohen me kryeministrin. Ramës shumë deklaratat nuk i merren për bazë, se i ka efekt nga ato që ai pi dhe ndonjëherë si efekt i frikës, sepse e sheh që ndëshkimi i tij është i pashmangshëm. Nuk e mbron dot atë pushteti i vjedhur nga pushteti i vërtetë i sovranit. Kësaj partia do t?i ngelet që të përballet me drejtësinë. Edhe Rama do të përballet me drejtësinë sepse po bashkëpunon me njerëzit e krimit dhe po e kthen vendin si Kolumbi të Evropës që diskutohet t?i kthehen vizat e për të mos e pranuar në tavolinë për negociatat.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/balliu-ai-qe-qelloi-me-arme-hotelin-ne-pogradec-eksponent-i-ps-se-ka-zgjedhur-deputete-i-kapur-me-100-mije-euro-per-vota/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended