Balliu publikon pamjet nga përmbytja në Pogradec: Asnjë masë nuk merret nga pushteti për qytetet
  • 4 years ago
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka sjellë pamje nga qyteti i Pogradecit, i cili është përfshirë nga reshjet e shiut që kanë sjellë përmbytje. Ai fajëson qeverinë Rama për përmbytjen e shkaktuar gjatë verës duke theksuar se prej 8 vitesh Pogradeci është lënë në harresë dhe vjedhjet e pushtetit të Rilindjes shkatërrojnë qytete dhe vjedhin qytetarët.

"Kjo është qeveri e makthit, e vjedhjes dhe e bandave. Asnjë masë nuk merret nga pushteti lokal dhe ai qendror për qytetet dhe qytetarët. Qyteti i Pogradecit përmbytet në verë ndërsa pushteti lokal dhe ai qendror nuk ekziston. Prej 8 vitesh Pogradeci është lënë në harresë, e janë pikërisht vjedhjet e pushtetit të Rilindjes që shkatërrojnë qytete dhe vjedhin qytetarët. Të bashkohemi së bashku për të shpëtuar këtë qytet të bekuar nga i mallkuari Edvin Rama", shkruan Balliu.
Recommended