Në gjurmët e mjeshtërit të gurit/ Djali i Muhedin Makrit vazhdon gdhendjen në pazarin e Gjirokastrës
  • 3 years ago
Kjo është njësia e mjeshtrit të njohur të gurit Muhedin Makri i cili vite më parë i ktheu zhurmat karakteristike të artizanëve pazarit të Gjirokastrës. Ai nuk është në jetë më prej disa muajsh por i biri Ermali dhe nipi Eltoni po e vazhdojnë këtë profesion me shumë pasion në pazar.


Ermal Makri: Babai im e kishte parë që unë kisha pak dorë për pikturë dhe kur ishim në Janinë para 20 vitesh atje na u dha mundësi që ne të gdhendim figura në gur, të bënim lule, njerëz, çdo gjë që na vinin dhe e kërkonin në një mandër në Janinë deri sa arritëm që bëmë edhe buste.

Objektet e gdhendura në gur brenda kësaj njësie janë të panumërta dhe motivet janë grumbulluar nga tradita shumëvjeçare e qytetit në gdhendjen e gurit. Ka motive që vijnë nga bota floreale, nga kostumet, nga arkitektura e qytetit, nga rrugët nga simbolika të ndryshme të reja dhe të vjetra në kohë.

Ermal Makri: Që të njihesh në këtë botë thoshte babai im duhet të prodhosh një gjë nga duart e tua dhe nga fantazia jote. Sot që babai më mungon prej disa muajsh e kuptoj çfarë donte të thoshte dhe nuk dua ta humbas zanatin e babait.

Mjeshtri Makri e nisi punën fillimisht me metalet në fund të viteve ?60 dhe më pas ju drejtua gurit pas rënies së sistemit komunist. Që prej asaj periudhe dhe deri në fund të jetës ai ka gdhendur dhe ka lënë dëshmi të punëve në gur në të gjithë rajonin e Jugut por edhe në Veriun e Greqisë ku punoi për shumë kohë. I biri dhe nipi janë frymëzuar prej mjeshtrit që i dha jetë në fillimet e tij pazarit të Gjirokastrës.

Elton Makri: Kam parë gjyshin dhe tani shikoj babin tim. E shikoja si i vizatonte, si i gdhendte dhe më pas e ndoqa edhe unë. Është pak e vështirë gdhendja sepse vizatimin kush ka dorë e vizaton. Kur e gdhend gurin do vëmendje sepse mund të thyhet. Ky është çekiçi i gjyshit, tani po e mbaj unë dhe më pëlqen ky zanat.?

Gdhendja e gurit është mes motiveve me origjinale të pazarit të Gjirokastrës. Pa çekiçin dhe pa zhurmën e zejeve e gjithë jeta e pazarit nuk do të kishte kuptim.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MuhedinMakri# ...
Recommended