Top News - Gjenova, ura e re/ Hapet dy vite pas tragjedisë

  • 4 years ago
Ura e re e Gjenovas, e ndërtuar pas kolapsit vdekjeprurës të një pjese të saj dy vite më parë, u rihap për qarkullimin por kritikët thonë se nuk është bërë sa duhet që nga katastrofa e 2018 për të ringritur infrastrukturën e lodhur tashmë të Italisë.

Makinat e para kaluan strukturën e hekurt pak pas orës 21.00, thuajse dy vite nga dita kur ura morandi u shemb gjatë shirave të rrëmbyeshëm duke hedhur dhjetëra makina në zbrazëti dhe duke vrarë 43 persona.

Ura e san Giorgos, e projektuar nga arkitekti i famshëm italian Renzo Piano, u inaugurua të hënën. Por shumë nga familjarët e viktimave refuzuan të merrnin pjesë në ceremoni duke thënë se ajo linte në hije tragjedinë e 2018.

?Ne jemi ende atje, në urën e shembur, me njerëzit që humbëm nën të. Ne kemi mbetur në 2018?, thotë Giorgio Robbiano, 43 vjec, që humbi në tragjedi vëllain, nusen e vëllait dhe mbesën. Sidoqoftë ai thotë se ura duhej ndërtuar dhe se ai ëhstë i gëzuar për qytetin. Tragjedia e urës morandi hodhi dritë mbi infrastrukturën në rrënim të vendit. Sidoqoftë, shembja e shpejtë e urës morandi dhe ndërtimi i urës së re, është përshëndetur nga shumë kush si një shembull i asaj që italia mund të jetë...


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Genova#Brigde#TopChannel

Recommended