Stop- Qytetari paguan taksa në dy njësi, pas ndarjes së re administrative.(14.06.2019)
  • 5 years ago
Nazmi Doci është banor në Kodër Kamëz në rrugën ?Adem Shehu?.Me ndarjen e vjetër administrative i përkiste njësisë administrative Laprakë, bashkia e Tiranës. Ndërsa me ndarjen e re ka kaluar në njësinë administrative të Paskuqanit, bashkia Kamëz.Por ky ndryshim nuk e ka shkëputur zotin Nazmi prej detyrimit të pagesave nga të dyja këto njësi administrative.Doci thoë, se ka bërë një kërkesë në UKT qendrore, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.Gazetarja e ?Stop? interesohet në të dyja njësitë dhe mundëson kalimin e Nazmi Docit në njësinë e re, duke fshirë detyrimet në të vjetrën.
Recommended