Nxehet situata! Reperi “ngacmon” Sarën, pas ndarjes nga Ledri?

  • 6 months ago
Këngëtari i njohur Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha prej kohësh janë çifti më i përfolur në median rozë, për shkak të lajmeve se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Ka qenë pikërisht menaxheri i artistit, Faton Shoshi që konfirmoi zërat për “Prive” duke thënë që ata janë ndarë dhe e vetmja gjë që i lidh dyshen është vajza e tyre Poem Blu.

Megjithëse Sara dhe Ledri nuk kanë reaguar në lidhje me këto lajme, ky i fundit disa ditë më parë ka fshirë këngën e tyre nga Youtube.

Influencerja është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit foto nga përditshmëria e saj, ndërsa së fundmi ka treguar se së bashku me vajzën e saj ka udhëtuar drejt Gjermanisë.

Së fundmi ajo ka publikuar në llogarinë e saj të Instagram një foto, teksa ajo se çfarë tërhoqi vëmendjen e publikut ishte një koment i reperit të njohur italian, Luciano.

Ai i ka komentuar disa yje Sarës.Ndonëse nuk dihet qartë marrëdhënia e tyre, dyshja ndjekun në Instagram njëri-tjetrin por jo vetëm pasi edhe Ledri e ndjek reperin.

Kujtojmë që disa ditë më parë në rrjet qarkulluan lajme se ndarja e çiftit është inskenuar nga vetë menaxheri për të bërë bujë dhe mesa duket dyshja kanë rënë dakord me këtë gjë.

Recommended