RTV Ora - Live në Ora Sport, lojtari i rrëmben mikrofonin dhe bën rolin e gazetarit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Emisioni Ora Sport në puntatën përmbyllëse të sezonit u zhvendos në ambjentet e hapura pranë stadiumit kombëtar ?Air Albania? aty ku u luajt dhe finalja e Kupës së Shqipërisë.

Pas ndeshjes, të cilën e fitoi skuadra e Teutës përballë Tiranës, kryeredaktori i sportit të RTV Ora, Altin Sulçe intervistoi lojtarë të ndryshëm të ekipit durrsak.

Por diçka e papritur ndodhi me mesfushorin Albano Aleksi i cili i rrëmbeu mikrofonin dhe bëri ai rolin e gazetarit duke pyetur Altin Sulçen se si ndihet pas fitores së Teutës.

Kjo ka shkaktuar një situatë komike gjatë emisionit.

Mesfushori u shpreh se ekipi është në gjendje të mirë, dhe se përveçse Kupës së Shqipërisë, ata aspirojnë që sezonin e ardhshëm të fitojnë dhe kampionatin.

Aleksi: Jam shumë i gëzuar për sezonin që kam bërë. Kam një ëndërr që vitin tjetër të fitojmë dhe kampionatin. Sivjet do të jetë një Teutë ndryshe. Le të festojmë njëherë dhe të bëjmë pushime të mbara. Jeni të gjithë të ftuar të festoni me ne fitoren, i keni të gjitha të paguajtura.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/live-ne-ora-sport-lojtari-i-rremben-mikrofonin-dhe-ben-rolin-e-gazetarit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended