Top News - Vaksina në SHBA/ Fauci, optimizëm ‘të kujdesshëm’

  • 4 years ago
Doktor Anthony Fauci siguroi ligjvënësit amerikanë se sapo të miratohet një vaksinë e sigurt dhe e efektshme kundër koronavirusit, amerikanët do të kenë akses të gjerë brenda një kohe të arsyeshme.


Përpara një komisioni të posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton përgjigjen ndaj pandemisë, Fauci shprehu optimizëm ?të kujdesshëm? rreth asaj nëse vaksina do të ishte në dispozicion, veçanërisht deri vitin e ardhshëm.

?Besoj, se për një periudhë kohe në 2021-n, amerikanët do të jenë në gjendje ta marrin atë?, tha Fauci, duke iu referuar vaksinës.

?Do të ketë një listë për ata që marrin vaksinimet me herët. Nuk mendoj se do ta marrin të gjithë menjëherë?, shpjegoi zoti Fauci. Por ?përfundimisht, brenda një kohe të arsyeshme, planet do të mundësojnë që çdo amerikan që ka nevojë për vaksinën ta marrë atë?, shtoi ai.

Nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, autoritetet federale të shëndetësisë po zbatojnë një plan për të prodhuar 300 milionë doza të një vaksine në një afat kohor të shkurtër. Fauci, zyrtari më i lartë i sëmundjes infektive në vend, tha se një çerek milion njerëz kanë shprehur interes për të marrë pjesë në studime për vaksinat eksperimentale kundër koronavirusin.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AnthonyFauci#Vacine#TopChannel

Recommended