Top News - Vaksina e covid-19/SHBA, kërcënohet nga obeziteti

  • 4 years ago
Për një botë të gjunjëzuar nga koronavirusi, shpëtimi shihet tek një vaksinë.

Por, në shba, ku të paktën 4.6 milionë njerëz janë infektuar dhe rreth 155 mijë kanë humbur jetën, premtimi i një vaksine dëmtohet nga një epidemi tjetër që i ka parapriri covid 19; obeziteti. Shkencëtarët e dijnë se vaksinat e krijuara për të mbrojtur publikun nga gripi, hepatiti B, tetanozi etj, mund të jenë më pak efektive tek të rritur obezë se sa në popullatën e përgjithshme, duke i lënë ata më vulnerabël ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve. Dhe ka pak arsye për të besuar, thonë kërkuesit, që me vaksinat e covid 19 do të jetë ndryshe.

A do të kemi një vaksinë vitin e ardhshëm të përshtatur edhe për obezët? Nuk ka gjasa për këtë, thonë ekspertët. Por a do të funksionojë vaksina e miratuar tek obezët. Parashikimi i ekspertëve është ?jo?.

Më shumë se 107 milionë të rritur amerikanë janë obezë dhe aftësia e tyre për tu kthyer të sigurt në punë, për tu kujdesur për familjet dhe për të rifilluar jetën e përditshme, mund të cënohet nëse vaksina e koronavirusit ofron një imunitet të dobët për ta.

Në mars, ende në fillimet e pandemisë globale, një studim pak i njohur nga kina, doli në përfundimin se pacientët e shëndoshë të prekur nga covid 19 ishin më të predispozuar të gjenin vdekjen se ata më të dobët, duke sugjeruar kështu një të ardhme të rrezikshme për shba, popullata e së cilës është mes më të shëndoshave në botë. Edhe kur njësitë e kujdesit intensiv në nju jork, nju xhersi etj, u mbushën me pacientë, qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve paralajmëroi se njerëzit obezë janë mes grupeve më të rrezikuara për tu sëmurur rëndë me covid 19.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Obesity#TopChannel

Recommended