Ora News - Rektorët e rinj në universitete, në postet e dekanëve dhe rektorëve më shumë rizgjedhje

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Lista e fituesve për rektorë dhe dekanë në universitete publike të vendit më së shumti kanë emra të rizgjedhur se sa të rinjtë. Universiteti i Tiranës tashmë do të ketë rektor Artan Hoxhën, ndërsa ndryshon vetëm dekani i fakulteti të Drejtësisë. Veç Tiranës ndryshime në rang rektorësh ka pasur në edhe në universitetin e Korçës, Shkodrës dhe bujqësorit.

Procesi i zgjedhjeve në universitete publike kanë përfunduar pa incidente. këtë te premte janë shpallur edhe rektorët e rinj në 12 universitete publike të vendit.

Gara me më shumë përplasje institucionale ishte ajo e universiteti të Tiranës ku u zgjodh rektor Artan Hoxha. ai fitoi garën me 357 vota ndërsa kundërshtarët e tij ën këto zgjedhje, Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani kanë marrë përkatësisht nga 167 dhe 122 vota.

Në këtë universitet pjesëmarrja e studentëve ka qenë shumë e ulët krahasuar me atë të pedagogëve, konkretisht 14.5% dhe 95 për qind.

Në fakultetet në universitetin e Tiranës, ka pasur një rizgjedhje të dekanëve, përveç fakulteti të drejtësisë, ku u zgjodh Sokol Mëngjesi. Mëngjesi do të zëvendësoj rektorin e sapozgjedhur profesor Artan Hoxhën.Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended