RTV Ora - Mungesë literature në universitete, studentët ngrenë shqetësimin për titujt e rinj
  • 5 years ago
#rtvora

Në përfundim të vitit akademik, studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë shprehin shqetësimin për mungesën e literaturës. Pavarësisht premtimeve të qeverisë për rritjen e numrit të librave që do i vihen në dispozicion studentëve, sërish ata hasin vështirësi në gjetjen e titujve të rinj.

Studentë: "Të them të drejtën, ndonjëherë edhe mungojnë".

"Nuk para mbaj mend që duhet ta huazonim, por tani po, kohët e fundit po."

"Duhet të kesh kartelë dhe të marrësh librat që dëshiron, ato që gjen sigurisht. Në të kundërt duhet ti blesh ose t'ia kërkosh dikujt tjetër."

Akademia e shkencave dhuroi 150 botime për studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ndërsa drejtoresha e bibliotekës së Fakultetit tha se kjo nismë është e rëndësishme për rritjen e cilësisë së literaturës.

Teuta Sula: Në botimet që kalojnë në filtrat e redaksive apo dhe recensuesve, sigurisht që ka akoma për tu bërë dhe për tu pasuruar. Biblioteka është pasuruar vazhdimisht, por në formën e dhuratave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mungese-literature-ne-universitete-studentet-ngrene-shqetesimin-titujt-e-rinj

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended