RTV Ora - Policët e rinj me notë 7, Hajdarmataj Duhet të ndryshojë testi dhe formula
  • 5 years ago
#rtvora

Vetëm 180 nga 500 kandidatët që morën pjesë në fazën e parë të testimit për patrullë të përgjithshme kanë arritur nivelin e notës 7. Niveli i ulët arsimor i atyre që kërkojnë të jenë pjesë e organeve të rendit shikohet me shqetësim nga ish drejtues të policisë të cilët shprehen se ka vend për ndryshime si në tezën e provimit ashtu edhe në procedurën e pranimeve në akademinë e sigurisë.

Akademia e policisë ka shpallur rezultatet e testimit me shkrim ku morën pjesë më shumë se 2 mijë kandidatë për 500 kuotat e pranimit në shkollën për patrullë të përgjithshme.

Nga tabelat e rezultateve të bëra publike vetëm 180 aplikantë kanë arritur të marrin 70 pikë nga 100 të mundshme.

Një nivel i tillë i përgatitjes së kandidatëve që kërkojnë të bëhen efektiva policie nesër, shikohet me shqetësim nga ish-drejtues të lartë të rendit në vend. Arben Hajdarmataj, thotë se përveç ndryshimeve në strukturën dhe përmbajtjen e tezës nevojitet edhe një reformim në mënyrën e pranimeve për të krijuar mundësi për më shumë prurje në shkollën e policisë.

Arben Hajdarmataj: Niveli arsimor ndoshta lë gjithandej për të dëshiruar. Unë aty të lista pashë edhe persona që kanë dalë me zero pikë. Pra imagjino një njeri që shkon kot, kalon nga rruga, çon dokumentet dhe në fund merr zero pikë.

Rreth 30 për qind e pyetjeve të tezës përmbanin njohuri nga lëndët e gjuhë letërsisë dhe të tjerat rreth matematikës, biologjisë, historisë etj, por ish drejtuesi i lartë i policisë thotë se kjo është një ngarkesë e panevojshme për kandidatët

Arben Hajdarmataj: Konkurrimet mos të fillojnë për një fazë një muaj. Ato të jenë të hapura gjatë gjithë vitit. Pra aplikantët që dëshirojnë të aplikojnë të konkurrojnë në shkollën e policisë, të kenë mundësi të çojnë dokumentet në drejtoritë e qarqeve gjatë gjithë vitit dhe dy herë në vit të trajtohet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/policet-e-rinj-me-note-7-hajdarmataj-duhet-te-ndryshoje-testi-dhe-formula

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended