Report TV -Tërmeti, Majko: Politika duhet të ndryshojë lëkurë, ftesa e PS-së ndaj PD-së jo për foto
  • 4 years ago
TIRANE-Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka ripërsëritur ftesën për opozitën për t'u ulur dhe dialoguar në një tryezë me qëllim bashkimin e forcave për të kapërcyer këtë moment emergjence pas tërmetit tragjik që goditi vendin në 26 nëntor.

Ai tha se ftesa nuk po bëhet një fotografi, sikur u përgjigj Lulzim Basha pak ditë më parë, por është e nevojshme për njerëzit e traumatizuar. Politika duhet të ndryshojë lëkurën vijon me tej ai, duke theksuar se ajo që kërkohet është që palët të ulen dhe të krijojnë një plan veprimi të përbashkët.
Recommended