Dyshohet se u vuri zjarrin dy makinave në parkimin e një pallati në Fier, ndalohet 32-vjeçari
  • 4 years ago
FIER- Një 32-vjeçar është arrestuar i dyshuar për djegie të qëllimshme të dy mjeteve mesnatën e 29 korrikut në parkimin e një pallati në lagjen "Apollonia" në Fier.

Personi i ndaluar nga policia është identifikuar me iniciale D. M., 32 vjeç, banues në lagjen "Apollonia" në Fier. 32-vjeçari dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, 2 mjete në pronësi të personit F. F., 28 vjeç, banues në Fier, në parkimin e pallatit.
Recommended