Top News - Cakaj letër Apple/ ‘Vendoseni Kosovën në hartë’

  • 4 years ago
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i ka dërguar këtë të mërkurë një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, Tim Cook.
Me anë të kësaj letre, Cakaj i kërkon këtij të fundit marrjen e masave të nevojshme, për të paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Kosovës në shërbimin e Apple Maps.
?Republika e Kosovës është njohur prej shumicës së shteteve të botës demokratike dhe, ashtu siç ka vendosur vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj?, thekson Cakaj në një psotim në rrjetet sociale.
Më tej, ministri Cakaj shprehet Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës, në mënyrë të pakushtëzuar e në çdo rrethanë.
Kujtojmë se ka qenë këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa që i është drejtuar Apple me kërkesën për futjen e Kosovës në hartë dhe më pas asaj i janë bashkangjitur shumë personalitete të njohura shqiptare nëpër botë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Apple#GentCakaj#TopChannel

Recommended