Covid-19/ Shqetësuese! 6 viktima në 1 ditë, 3 humbje jete pa sëmundje shoqëruese

  • 4 years ago
Kjo javë nisi me një bilanc të rëndë viktimash dhe rastesh të reja me Covid 19.


Ministria e shëndetësisë konfirmoi 6 humbje jete, por shqetësues është fakti që 3 prej tyre nuk kishin sëmundje shoqëruese dhe ishin në një moshë të re.

?Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 ?Shefqet Ndroqi? 6 qytetarë: Një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese?.

Situata vijon të jetë serioze në dy spitalet kovid, ku mes të shtruarve ka edhe të rinj. Mesatarja javore e rasteve per javën qe lame pas ka qenë rreth 96 te infektuar në ditë në ditë. Ndërkohë këtë të hënë u konfirmuar 117 të prekur nga kovid-19.

?Vihet re se ka pasur një rritje të ndjeshme të shtrimeve në dy spitalet Covid. Situata paraqitet serioze pasi është rritur gjithashtu numri i pacientëve në terapi intensive dhe i atyre të intubuar qe eshte shoqeruar me humbje jete.
Ndaj i drejtohemi me një thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e masave, duke u rikujtuar detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur, për respektuar distancën dhe ruajtur higjienën?.

Në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë të intubuar.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Situata#TopChannel

Recommended