Wake Up/ Kliton Gërxhani:Charter-t i sjellin operatorët turistikë, Ministria dërgon lule në aeroport

  • 4 years ago
Me rritjen e rasteve të të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri, sektori i turizmit po bie më tej në gjendje të rëndë. Teksa numri më i madh i të punësuarve në këtë sektor po vuajnë mungesën e turistëve të huaj, të cilët janë reduktuar me të paktën 80% gjatë këtij sezoni, sipërmarrjet turistike përballen me vështirësi të theksuara financiare. Ata shprehen se aktualisht janë larg edhe minimumit të pritshëm dhe se po mbajnë thjesht bizneset hapur. Shoqata e Operatorëve Turistikë thotë se edhe ata që po punojnë, po punojnë në minimumin e pritshëm. Shoqata i ka kërkuar prej kohësh qeverisë një program të veçantë për këtë sektor dhe të adresojë kërkesat e këtij sektori me rëndësi për ekonominë e vendit. Kliton Gërxhani, i Shoqatës së tur-operatorëve tha se qeveri nuk duhet të tregohet kaq indiferente ndaj krizës së operatorëve turistikë. "Charter-at me turistë të huaj i mundësojnë dhe i sjellin operatorët turistikë, Ministria e Turizmit nga ana e saj thjesht kujdeset t'ju dërgojë lule në aeroport"- tha Gerxhani duke "thumbuar" në këtë mënyrë qeverinë që pritjen e turistëve të huaj në aeroportin e Rinasit e propagandon si ndihmë për turizmin shqiptar në këto kohë të vështira që po kalon.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended