Ora News - Pushimet verore në Vlorë, operatorët turistikë: Kemi bërë ulje deri në 20%

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Çmimet dhe cilësia e shërbimit mbeten dy prej problematikave më të diskutuara në qytetin e Vlorës. Për disa, Vlora mbetet qyteti ideal për të pushuar, për cilësinë e shërbimin që ofron në krahasim me çmimin, teksa për ata pushues të cilët kërkojnë luksin, plazhin vip, apo edhe shërbime ekstra, Vlora mbetet një qytet i shtrenjtë në krahasim me jetesën.

Për pushues e huaj në krahasim me vendet nga vijnë, çmimet në Vlorë mbeten edhe për këtë vit tepër konkurese, si çmimi i dhomës së hotelit apo edhe shërbimet në bare, restorante dhe plazhe. Edhe pushuesit vendas të cilët kanë zgjedhur Vlorën pohojnë se çmimet e dhomave të hotelit kanë pësuar rënie në krahasim me vitin e kaluar paguajnë 20% më pak.

Të vetmet ankesa për ta janë në plazhe teksa pohojnë se në faturat e shezlogëve apo edhe bareve restoranteve shpesh herë, sidomos kur pushuesi ështe i huaj, apo shqiptar i Kosovës ka abuzime.

??Më lirë është ka rënë pak. Nuk më pëlqen që të huajt mundohen t?i menaxhojnë më shumë.?

Argent Hadaj, menaxher në një prej njësive hoteliere në qytetin e Vlorës pohon se njësia që menaxhon funksionon më tepër më të huaj, të cilëve ju ofrohet një paketë all inclusive e cila përfshinë transportin, dhomën e hotelit, tri vakte, plazhin dhe guidën turistike, çmim i arsyeshëm për shërbimet që ofron.

?Deri tani jemi mirë, presim akoma të vazhdojmë me këtë kapacitet.?

I gjendur rastësisht në Vlorë këngëtari i mirënjohur shkodran Ervin Bushati, pohon se shërbimi dhe çmimet e lira janë një prej arsyeve përse ai zgjedh Vlorën. Në raste sporadike Bushati pranon se ka qënë pjesë e tentativave për abuzim në çmime dhe fatura, por këto në varësi të vendit që zgjedh për të pushuar.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/pushimet-ne-vlore-operatoret-turistike-kemi-bere-ulje-deri-ne-20/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended