Ora News - Shehi këshillon operatorët turistikë: Ulni çmimet!

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Turizmi është një nga motorët e ekonomisë shqiptarë. Por është edhe një nga sektorët që është goditur më shumë nga pandemia.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini ne Ora News, këshillon operatorët turistikë që të rishikojnë ofertat me ulje çmimesh. Ndërsa për qeverinë kishte një apel, të subvencionojë hotelerinë.

Dashamir Shehi: Unë do t'i jepja një këshillë edhe operatorit turistik, të ulë pak çmimet. Ti liberalizojë në një farë mënyre, që kjo industri të mbahet në këmbë. E dyta do ti thoja qeverisë që ka në mekanizëm që të paktën për sektorin e hotelerisë që mund ta subvencionojë. Të marrë numrin e shtretërve dhe dhomave dhe ti bëjë një subvencionim. Ti japë psh 10 euro për cdo dhomë apo për çdo shtrat. Pavarësisht se çdo fitojë ai. Ky është subvencion që i jep shteti shqiptar për ta lubrifikuar makinerinë.

Shehi kërkoi nga qeveria gjithashtu që të ndërhyjë në mënyrë urgjente në dy sektorë, turizmin dhe bujqësinë.

Dashamir Shehi: Janë dy sektorë për të cilët duhet ndërhyrë shpejt. Turizmi dhe bujqësia. Po i ikën edhe këto dy muaj që janë periudha përgatitore për turizmin dhe bujqësinë, ajo që do bëhet me prapa nuk do ketë me vlerë. Këto dy sektorë të dalin të rrënuar nga pandemia. Sektorët e tjerë nuk e kanë sezonalë, do vuajnë por do ta marrin veten. Janë dy sektorë shumë të rëndësishëm. Prandaj qeveria të ndërhyjë shpejt dhe në mënyrë masive. Këto po llogarisin për ditë sa do t'i japim këtij apo atij.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shehi-keshillon-operatoret-turistike-ulni-cmimet-qeveria-te-subvencionoje-hotelerine

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended