Veliaj me operatorët turistikë: Gjithçka është kalimtare, kryeqyteti mbetet një vend i sigurt

  • 5 years ago
Pak orë para protestës së opozitës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka siguruar operatorët turistikë se gjithçka është kalimtare dhe se kryeqyteti mbetet një vend i sigurt. Gjatë takimit me ta, Veliaj i garantoi se qyteti do të jetë xixë edhe pas protestës.

?Unë parashikoj se do të kemi zgjedhje në datë 30 qershor. E gjithë historia do tretet, njerëzit do shkojnë në plazh, jeta do vijojë siç ka vazhduar në Tiranë; sot prapë kemi një protestë, duhet të qetësoni të gjithë turistët që keni nëpër hotelet e agjencitë tuaja, dhe t?i siguroni se për 15 minuta qyteti do jetë prapë xixë, as do të kuptohet fare që Tirana ka kaluar këtë lloj eksperience?, tha ai.

Veliaj, i cili kërkon një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, deklaroi se tashmë shqiptarët e kanë kuptuar se më e rëndësishme se partitë, është familja e tyre dhe qyteti ku jetojnë. ?Teksa kalojmë këto ditë sfiduese, jam i bindur që pas datës 30 qershor, jo vetëm do rikthehet fuqishëm turizmi, por teksa edhe ata që me kokat e nxehta do shkojnë të freskohen në plazh, do reflektojnë dhe do kuptojnë se ky vend nuk është më ?97. Nëse në ?97 njerëzit humbën gjithçka dhe depot ishin sheshit, merrje kallashin, sot secili prej nesh bën llogaritë: Kjo nuk është mirë për Kalanë, Pazarin, agjencinë që ka udhëtim këtë javë, për rally-n që organizojmë dhe nëse secili prej nesh bën më shumë dhe më kollaj llogaritë e veta se llogaritë e x politikani, unë them që edhe llogaria e Tiranës del pak më parë, se kjo e sotmja?, deklaroi ai.

Recommended