Operatoret turistike kerkojne vendime te qarta per hapjen | Lajme - News

  • 4 years ago
Shpresat e operatorëve turistikë për një sezon të mirë këtë vit janë të pakta, edhe pse kërkesat nga shtete në Europën Lindore e Qendrore nuk kanë munguar.

Kliton Gërxhani, zv/kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistikë thotë se nuk mund të priten rezervime në kohën që nuk është hequr ende karantinimi 14-ditor, apo në momentin që ende nuk janë miratuar rregulloret e funksionimit dhe distancave që duhet të ruhen ne strukturat akomoduese.

Pritjet e turistëve të huaj i sheh të vështira për t?u realizuar edhe Besnik Vathi, drejtues i një agjencie turistike. Ai thotë se përpara se të nisësh punën në hotel, të duhen minimalisht 20 ditë për të përgatitur paketat e rezervimeve.

Operatorët turistikë thonë se këtë vit do të jenë të kënaqur edhe nëse kanë 30% të fluksit të turistëve që kanë pasur një vit më parë, ndërsa e shohin si një mundësi të çuar dëm mbylljen e qarkullimit dhe të plazheve këtë fundjavë. Ata kërkojnë siguri dhe politika të qarta.

Hapja e kufijve tokësorë do të bëhet në 1 Qershor, ndërsa do të lejohen në këtë datë edhe plazhet në hotele, ndërsa pas 10 Qershorit plazhet do të hapen për të gjithë popullatën, por ndryshe nga më parë, nuk do të ketë biznese që do të marrin shfrytëzimin e tyre dhe vendosjen e shezllonëve.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended