Top News - Deputeti gjerman/ PS po tenton marrëveshje kundër PD

  • 4 years ago
Deputeti gjerman i partisë së kancelares Angela Merkel, Christian Shcmidt ka dhënë një paralajmërim të fortë në lidhje me nismën për ndryshimet kushtetuese në Shqipëri, duke u shprehur se ato nuk mund të realizohen pa konsensusin e PD-së.
Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, si dhe raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama për të mos bërë veprime të njëanshme.

?Partia Socialiste po tenton ndryshime jashtë marrëveshjes: heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore.Për të favorizuar vetveten??, thekson raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestagun gjerman.

?Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten? Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm, nëse partitë e rëndësishme brenda dhe jashtë parlamentit bien dakord për to. Jam i bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshëm!?- shkruan raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestag.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ChristianShcmidt#EdiRama#TopChannel

Recommended