Koncert në kishën e Maligradit/ Pandemia zhvendos festivalin e muzikës internacionale në Prespë

  • 4 years ago
COVID-19 vazhdon të ndryshojë organizimet artistike. Mik Festival, festivali i muzikës internacionale ndryshe nga sa ka ndodhur vitet e tjera është zhvendosur, nga Korça ne ishullin e Maligradit në Prespë.


Këtë herë në një rreth më të ngushtë dhe me pak pjesëmarrës është organizuar një koncert i veçantë dhe tepër origjinal. Miqtë e Prespës eventi i krijuar nga sopranoja e famshme Inva Mula këtë herë i është dedikuar kënaqësisë së Shpirtit, Dashurisë për Artin, Vlerës së Kulturës, Historisë dhe Trashëgimisë!

Programi ishte konceptuar ne mënyrë të atille që të prekte të gjitha vendet ku ka lulëzuar muzika baroke si Gjermania, Italia, Franca dhe Spanja duke u interpretuar pjese te autoreve me te njohur te këtyre vendeve pikërisht në kishën e Shën Mërisë, Kishe kjo që i përket vitit 1300.

?Për sopranon e njohur me fame botërore Inva Mula koncerti në një Kishë të tillë ishte një realitet i panjohur i cili duhet promovuar si një vlerë e trashëgimisë së kulturës sonë.?

Mik Festival i cili vitet e tjera është organizuar për 5 netë radhazi në Korçë duke sjellë emra të njohur të muzikës botërore do të shtyhet për në muajin shtator për shkak të pandemisë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Concert#Prespe#TopChannel

Recommended