Top News - SHBA moti/ Afrohen dy stuhi të fuqishme

  • 4 years ago
Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun nga stuhia Hanna që iu afrua jugut të Teksatit me erëra të forta dhe reshje të mëdha të shiut. Guvernatori Greg Abbot ka deklaruar gjendje emergjente për 32 rajone dhe ka theksuar se përhapja e koronavirusit do të komplikojë punën e shërbimeve të ndërhyrjes së shpejtë. Stuhia Hanna arriti të shtunën në Ishullin Padre dhe tani është duke kaluar në ishujt Christi dhe Broënsville. Erërat e forta deri në 145 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme në prona private."Çdo përballje me stuhi është një sfidë mjaft e madhe. Kjo sfidë është më e komplikuar për shkak që ajo po kalon në zonat më të prekura me COVID-19?, tha guvernatori Abbot. Ndërkohë, Douglas e pershkruar si stuhia më e fuqishme në planet është duke u afruar nga Paqësori, e autoritetet kanë paralajmëruar rrezikun nga vërshimet e mëdha.Presidenti i Shteteve të Bashkuara shkroi në Tëitter se administrata e tij është duke monitoruar situatën.Teksasi është përballur sakaq me përhapje mjaft të madhe të koronavirusit. Më shumë se 380.000 të infektuar atje e janë konfirmuar dhe rreth 5.000 viktima

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Storm#TopChannel