Top News - Arrestohet 44 vjeçari/ Punime në pallatin që shëmbi tërmeti

  • 4 years ago
Është arrestuar nga policia e Durresit pas 8 muajsh që ishte shpallur në kërkim Artur Terziu, pronar i lokalit që ndodhej në një prej pallateve të shembura nga termetin i 26 nentorit në lagjen nr.6. Artur Terziu, pronar i lokalit ?Barons?, kishte nderhyre ne strukturen e pallatit ku ishte vendosur biznesi i tij, gje qe shkaktoi shembjen e godines, ku humben jeten dy gra, Hatije Rexhepi dhe Xhuljeta Gjana. Ndaj 44 vjeçarit Gjykata e Durresit kishte vendosur masen e sigurise arrest me burg dhe ndaj tij rendon akuza vrasje ne rrethana te tjera cilesuese. Pallati ku humben jeten dy grate, ishte dëmtuar 5 vite më parë dhe me pas punimet e paligjshme jane certifikuar nga ish kreu i aluiznit ne durres, Flamur Gjuzi, i cili gjithashtu u akuza pas termetit per shpërdorim detyre. Nga hetimet dhe nga kqyrja e pallatit te shembur ka rezultuar se pronari i ?barons?, Artur Terziu ka holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij si dhe ka shfrytëzuar taracën për të vendosur tre depozita voluminoze në funksion të biznesit të tij. Banorët e pallatit akuzuan pronarin e bar barons Artur Terziu si shkaktarin e shembjes se pallatit, pasi godina kishte humbur ndjeshëm bazamentin e saj në katin e parë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArturTerziu#Arrested#TopChannel

Recommended