Arrestohet 45-vjeçari qe posedonte 2 pistoleta dhe shotgun pa leje |Lajme-News

  • 4 years ago
Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar në zonën e ?Freskut? në kryeqytet pasi qarkullonte me armë pa leje.

Gjatë aksionit për prangosjen e tij, 45-vjeçarit me iniciale A.G. iu gjet në çantën e dorës një pistoletë dhe një sasi e vogël kokaine.

Uniformat blu shkuan për kontroll edhe në banesën e 45-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan një tjetër pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një armë gjahu shotgun dhe një sasi fishekësh luftarakë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Armëmbajtja pa leje?, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended