Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, arrestohet 29-vjeçari që largoi autorët/ EMRI

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për pjesëmarrjen në atentatit të 1 nëntorit 2019 ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi dhe u vra shoferi i prokurorit, Andi Maloku.

Burimet bëjnë më dije se në pranga ka rënë shtetasi Arjol Halilaj nga Skrapari. Sipas policisë 29-vjeçari është bashkëpunëtor kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ai ka ndihmuar të largojë autorët nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu, për këtë krim është arrestuar edhe shtetasi Redjan Rraja 34 vjeç si i dyshuar për ngjarjen.

?Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët kryesorë të autorëve të ngjarjes së ndodhur më datë 01.11.2019, rreth orës 16:13, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur tre persona, shtetasi A. N., 42 vjeç, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, shtetasi A. L. dhe shtetasi A. M., i cili më pas ndërroi jetë në spital? njofton policia.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/prangoset-prane-mbikalimit-te-shkozetit-nje-person-i-akuzuar-plagosjen-e-prokurorit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended