PD: Kandidatja për kreun e BKH-së Aida Hajna, nën hetim penal për korrupsion me 10 000 €

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
PD ka hedhur akuza të forta kundrejt qeverisë në lidhje me zgjedhjen e kreut të BKH-së.

Me anë të një dalje nga selia e PD-së, nën kryetari i kësaj partie, Edi Paloka tha se kandidatja e vetme Aida Hajna, nën hetim penal për korrupsion me 10 mijë euro.

?Byroja Kombëtare e Hetimit, që pretendohet se do të hetojë krimin e organizuar dhe njerëzit e pushtetit, është institucioni i fundit që po merret nën kontroll nga qeveria. Ajo ka diktuar skualifikimin e të gjithë kandidatëve, duke lënë si emër të vetëm në listë zëvendësdrejtoren e Përgjithshme të Policisë Aida Hajna. Aida Hajna është botërisht e njohur për një nga skandalet më të mëdha të Policisë së Shtetit, që la të lirë të kërkuarin për trafik droge Naser Gashi, pasi ai u arrestua rastësisht në Kukës vitin e kaluar.? ? tha Paloka.

Paloka tha se Hajna ka mbrojtur trafikantin e drogës Naser Gashi dhe pezulloi nga detyra policin që denoncoi skandalin.

?Zëvendësdrejtorja e Përgjithshme e Policisë, Aida Hajna, e ngarkuar me hetimin e këtij skandali, mbrojti policët që liruan trafikantin e drogës dhe pezulloi nga detyra policin që e denoncoi skandalin. Ky polic sot është në azil, ndërsa Aida Hajnaj po bëhet gati të drejtojë BKH-në si garanci për trafikantët e drogës dhe të tjerë kriminelë në ortakëri me pushtetin. Aida Hajnaj është e mbytur në skandale. Më poshtë do të citoj pjesë të një raporti zyrtar të SHÇBA, shërbimit që kontrollon nga brenda policinë, por që nuk është marrë parasysh nga Komisioni i Vlerësimit, i cili e ka lënë Aida Hajnën kandidate të vetme.?

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/pd-kandidatja-per-kreun-e-bkh-se-aida-hajna-nen-hetim-penal-per-korrupsion-me-10-000-e-te-hiqet-nga-gara/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended