Top News - Ndotja plastike, shkencëtarët lëshojnë alarmin

  • 4 years ago
Nëse bota do të ndërmerrte një përpjekje të menjëhershme dhe të koordinuar globalisht për të reduktuar konsumin tonë të plastikës, sërish do të kishte rreth 1.3 miliardë tonë plastike që do të ndotnin ambjentin deri në 2040.


Sipas një studimi të ri, të kryer nga kërkues ndërkombëtar dhe të publikuar në revistën Science, edhe në rastin e skenarit më të mirë, sipas të cilit sasia e ndotjes plastike do të reduktohej me 80 për qind deri në 2040, sërish do të kishte një grumbullim masiv plastike të akumuluar.

Ajo që kërkuesit kanë nënvizuar është se nëse nuk bëhet asgjë, problemi i ndotjes plastike do të marrë përmasa të paimagjinueshme. Të mos bëjmë asgjë, nuk është një opsion ? thonë ata.

Miliona tonë plastikë përfundojnë çdo vit nëpër oqeane duke ndotur detet, duke mbuluar plazhet dhe duke rrezikuar jetën e egër. Pjesëza plastike janë gjetur edhe në tokë dhe në atmosferë, madje edhe në rajonet më të largëta të tokës si Antarktida.

Mikroplastika po ashtu përfundon edhe tek peshqit dhe krijesat e tjera të detit që hyjnë në zinxhirin ushqimor. Sipas raportit, rritja e shpejtë e prodhimit të plastikës, e nxitur nga rritja e kërkesës për plastikën një përdorimshe dhe një kulturë e hedhjes tej të plastikës, ka përkeqësuar problemin. Ndërkohë që sistemet e menaxhimit të mbeturinave në vende të ndryshme të botës nuk kanë kapacitet për të depozituar në mënyrë të sigurt apo ricikluar mbetjet plastike.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Scientists#Ndotja#TopChannel

Recommended