Top News - Terapia me antitrupa/ Shkencëtarët pranë finalizimit

  • 4 years ago
Shkencëtarët që po punojnë për trajtimet e koronavirusit mund t?i jenë afruar një zbulimi të rëndësishëm për sa i takon trajtimit me antitrupa që mund të shpëtojë jetë njerëzish të infektuar. Një injeksion i antitrupave të klonuara që kundërshton covid 19, mund të rezultojë domethënës për ata që janë në fazat e para të infektimit, sipas kompanisë britaniko-suedeze AstraZeneca.
Shefi ekzekutiv i kompanisë, pascal Soriot, tha se trajtimi që po zhvillohet është një kombinim dy antitrupash në një dozë të injektueshme sepse duke i patur të dy ato antitrupa reduktohet shansi që të zhvillohet rezistencë ndaj njërit prej tyre. Terapia me anti trupa është më e kushtueshme se sa prodhimi i vaksinës dhe soriot thotë se trajtimi do të kanalizohej për të moshuarit dhe më vulnerablit që mund të mos jenë në gjendje të zhvillojnë një reagim të mirë përmes vaksinës. AstraZeneca, të enjten, nënshkroi një marrëveshje me koalicionin për përgatitjen për epidemitë, Cepi, për të ndihmuar në prodhimin e 300 milionë dozave të aksesueshme të vaksinës kandidate të koronavirusit që po prodhohet nga instituti Jenner në universitetin e oksfordit. AstraZeneka ka filluar tashmë të prodhojë vaksinën për të garantuar që nëse ajo kalon testet tek njeriu, të jetë e vlefshme në vjeshtë. Testimet e vaksinës së mundshme kanë filluar në brazil, një epiqendër e re e pandemisë, për të siguruar rezultate sa më të mira duke qenë se në britani shkalla e infektimit po shënon rënie. Instituti Jenner dhe Oxfordi, nisën zhvillimin e vaksinës në janar duke përdorur një virus të marrë nga shimpazetë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Terapia#Shkencetaret#TopChannel

Recommended