Top News - Kim: Do mbani përgjegjësi/ PD propozon Gjin Gjonin për deputet

  • 4 years ago
Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas vendimit te deges te partise demokratike ne Lezhe, ku u propozua kandidat për deputet Gjin Gjoni. Nepermjet nje njoftimi ambasadorja e shab ka paralajmëruar të gjithë partitë politike që përgatiten për zgjedhje të verifikojnë të gjithë kandidatët dhe të mos minojnë demokracinë me përzgjedhjet e gabuara.

Yuri Kim tha se votuesit nuk duhen fyer me kandidatura të dyshimta dhe se partitë të mos nxisin korrupsionin.

Paralajmërim: Teksa partitë përgatiten për zgjedhje, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre. Ju lutem, verifikoni kandidatët tuaj, mos i fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin?, shkruan ambasadorja në Tëitter.

Gjin Gjoni është një nga njerëzit më të përfolur për pasuri paradoksale, vendime skandaloze dhe shorte të dyshimta në drejtësinë shqiptare, i cili më 17 korrik 2020 firmosi dorëheqjen nga drejtësia për të shmangur përballjen me vetingun.

Nuk ka munguar as edhe reagimi i PD, ku tha se do të përjashtohet çdo kandidat që nuk ka kaluar vetingun apo është dorëheqës për të shmangur përballjen me vetingut

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kim#PD#TopChannel

Recommended