Më 5 mars seancë dhe protestë! Policia -PD-së! Jo tubim tek Kuvendi, ose mbani përgjegjësi penale
  • 5 years ago
Më 5 mars në orën 10:00, Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancë plenare. Në të njëjtën ditë, në orën 09:00 të mëngjesit, Partia Demokratike i ka kërkuar leje Policisë së Tiranës, për zhvillimin e një protesta para Parlamentit. Në një letër të datës 1 mars, sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka kërkuar leje për tubimin e opozitës mbajtur në rrugën "George Bush" para Parlamentit, por përgjigjja e kryepolicit të Tiranës, Kastriot Skënderi, nuk ishte siç PD priste.

Në përgjigjen me shkresë zyrtare, blutë e Tiranës, i kujtojnë PD-së, pasojat e protestës së dhunshme të 26 shkurtit tek Parlamenti, duke radhitur, dhunën fizike ndaj deputetëve Paulin Stërkaj e Sadri Abazi dhe ministrit Blendi Klosi, dhunën ndaj efektivëve të policisë që u qëlluan me gurë, shashka, shkopinj, duke lënë disa prej tyre të lënduar.

Mbi bazën e këtyre argumenteve, Policia thotë se protesta nuk mund të mbahet tek Kuvendi, pasi cënohet siguria e institucionit, e deputetëve dhe administratës, pengohet hyrja e tyre në institucion dhe u rrezikohet jeta, e po ashtu cënohet edhe mbajtja e seancës. Policia e Shtetit i bën thirrje PD-së, të gjejë një vend më të përshtatshëm për protestën pa cënuar rendin dhe sigurinë.

Në rast të kundërt, kryepolici i Tiranës i kujton opozitës, e cila edhe në protestën e shkuar bëri thirrje për sulm ndaj policisë dhe institucioneve, se organizatorët, drejtuesit e tubimit, dhe pjesëmarrësit në të, do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale bazuar në ligjin për tubimet.

Shkresës së policisë, Gazmend Bardhi i është përgjigjur: ?Arsyet e dhëna nga ju, për të ndaluar tubimin janë të paligjshme dhe sajesa të ultë të policisë së shtetit që vepron në urdhra politik. Më tej Bardhi shton ?Frikën e Edi Ramës, për tu përballur me qytetarët nuk do të shmangni dot me veprimet tuaja të paligjshme?.

Përpos kësaj përgjigjeje kufizuese për protestën e opozitës, uniformat blu do të jenë të angazhuara njëjtë si në protestën e 26 shkurtit ku mbi 1200 efektiv ishin të vendosur para parlamentit. Më 26 shkurt, protestuesit u pozicionuan në të dyja hyrjet e parlamentit duke penguar hyrje daljet nga salla, të deputetëve dhe ministrave që morën pjesë në seancë.
Recommended