Ora News - Laprakë: Shpërthen lënda plasëse në derën e shtëpisë, 47-vjeçari mohon konfliktet

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një shpërthim ka ndodhur në orën 01:05 të mëngjesit ditën e sotme (21 korrik), në zonën e Laprakës në Tiranë.

Një sasi e dyshuar si lëndë plasëse, ka shpërthyer në derën e jashtme të banesës së 47-vjeçarit, Gjergj Llazi.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale.

?Më datë 21.07.2020, rreth orës 01:05 të mengjësit, në Laprakë, në derën e jashtme të banesës së shtetasit GJ.LL., 47 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasese, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale?, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka marrë dëshminë e kryefamiljarit i cili thotë se nuk ka asnjë konflikt.
?Kam 15 vite që jetoj këtu në Laprakë. Nuk kam konflikt me asnjë këtu? u shpreh Llazi në një prononcim për median.

Gazetari Besar Bajraktaraj, duke iu referuar burimeve nga policia raporton se Llazi është person me precedentë penalë në vjedhjen e makinave.

Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi në banesë kanë qenë të 4 pjesëtarët e familjes: 47 vjeçari, bashkëshortja dhe dy fëmijët.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/shpethen-lenda-plasese-ne-banesen-e-47-vjecarit-ne-laprake/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended