RTV Ora - Durrës, 40 vjeçari vritet në derën e shtëpisë, raporton gazetari Leonidha Musai

  • 5 years ago
#rtvora

Një 40 vjeçar u vra pranë portës së shtëpisë mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Krimi ndodhi në orën 12: 55 minuta pranë banesës së viktimës, në lagjen nr 18 të qytetit bregdetar.

Autoret me makine- "Dy persona ende të paidentifikuar i janë afruar banesës së viktimës, Feriz Bardhi. Pasi e kanë thirrur ai ka dalë nga banesa dhe e kanë qëlluar jashtë derës së oborrit. Viktima është goditur disa herë në trup dhe arma e krimit dyshohet se është kallashnikov" raportoi gazetari i RTV Ora Leonidha Musaj.

Policia informon se viktima ndërroi jetë në spital

"Persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë" njoftoi policia.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor i cili po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Policia ngriti pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Jeta mes Gjermanise, Italise dhe Shqiperise
Kush është Feriz Bardhi?

Informacionet e para tregojnë se 40 vjeçari ishte i pamartuar dhe jetonte mes Gjermanisë, Italisë dhe Shqipërisë. Policia momentalisht është treguar e rezervuar lidhur me rrethanat e vrasjes që tronditi mesditën e sotme qytetin e Durrësit.



Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasje-ne-durres-viktima-nje-djale-i-ri

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended