Ora News - Kërcënimi me lëndë plasëse në Laprakë,autori: Kisha konflikt me djalin për çështje parash
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një sasi lënde plasëse është vënë mëngjesin e të martës në banesën e një 47-vjeçari në kryeqytet. Nga shpërthimi fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin, i cili është një 26-vjeçar. Ai ka pranuar autorësinë para oficerëve të policisë, duke u shprehur që e kishte vënë pas konflikteve me djalin e pronarit të banesës.

Një sasi lëndë shpërthyese artizanale është vendosur në banesën e 47-vjeçarit Gjergj Llazi në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar.

Ai është 26-vjeçari, Engjëll Myslimi, i cili ka pranuar para oficerëve të policisë autorësinë e ngjarjes, me pretendimin se ka patur një sherr me djalin e pronarit të banesës.

Sipas tij, sherri ka qenë për çështje parash, që djali i kryefamiljarit Llazi i kishte 26-vjeçarit, por burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet dhe sherr për sa i përket lëndëve narkotike.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, kanë ndihmuar pamjet e kamerave të sigurisë së zonës, por dhe dëshmia e familjarëve para oficerëve të policisë.

?Isha në gjumë me familjarët e jmi. Ka ardhur policia para se të hapja derën unë. Nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë person.?

Lënda shpërthyese është vendosur në derën kryesore në katin e dytë të kësaj godine, ku jeton prej 15 vitesh familja Llazi.

Në momentin e ngjarjes në banesë ka qenë vetë kryefamiljari së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

I riu i arrestuar për këtë ngjarje, Engjëll Myslimi, tashmë do të përballet me drejtësinë për veprën penale ?Shkatërrim i pronës me eksploziv?.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vuri-lenden-plasese-ne-banesen-e-47-vjecarit-ne-laprake-arrestohet-i-riu-kisha-konflikt-me-djalin-e-tij/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended