Ora News - Humori në zi: Shuhen aktorët Fuat Boçi dhe Anton Krosaj

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
E marta ishte ditë zie për artin! Në Fier iu dha lamtumira e fundit Ikonës së estradës, Fuat Boçi, ndërsa në të njejtën ditë në Shkodër mbylli sytë aktori i teatrit Migjeni Anton Krosaj.

Ky ishte vetëm një nga 600 rolet në skeçe e komedi që e bënë Fuat Boçin, ikonë të humorit në Shqipëri.

Aktori mbylli sytë në moshën 89-vjeçare!

Por kushtet e krijuara nga pandemia e koronavirusit, detyruan një lamtumirë të heshtur.

Pranë familjes ishin vetem miq e bashkëpunëtorë të afërt.

?Nuk gjej dot fjalë për të ngushëlluar vajzat e tij, të cilat janë rritur me të në skenë.?

Fuat Boçi ishte një nga themeluesit e estradës së Fierit në vitin 1957 me të cilën shënoi edhe sukseset më të mëdha.

?Ai mëkoi dhe ushqeu me vlera artistike, e me humorin e tij të hollë dhe të jashtëzakonshëm, të gjithë qytetin e Fierit.?

Aty u shndërrua nga amator në një shkollë arti, sic e cilsojnë kolegët aktorë dhe regjizorët e Teatrit ?Bylis?

Fuat Boçi ishte shkollë. Ka lënë aq shumë vepra dhe punë, sa në përgjithësi publiku nuk do ta ndjejë shumë.

Krerët e shtetit e politikës përcollën mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit të dashur, që mbante titujt artist i merituar dhe qytetar nderi i Fierit

Në zi është edhe teatri ?Migjeni? i Shkodrës!

Aktori Anton Krosaj ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë!

Ai e kishte nisur karrierën si aktor amator, ndërsa prej vitit 2003, ishte pjesë e Estradës profesioniste të Shkodrës e më pas teatrit ?Migjeni?.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/nderron-jete-ne-moshen-89-vjecare-aktori-fuat-boci/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv