Një yll për Anën dhe Elsën. Aktoret e “Frozen” në bulevardin e famës

  • 4 years ago
Aktorët e ?Frozen 2?, Kristen Bell, që luan Anën dhe Idina Menzel, që luan Elsën, u nderuan me yje në bulevardin e famës në Hollivud. ?Frozen 2?, vazhdimi i hitit të animuar të Disney që theu rekorde dhe që do të dalë në kinema, përfshirë ato shqiptare, këtë të premte.


?Jam shumë mirënjohëse për këtë nderim që më bëhet, është me të vërtetë një ëndërr?, tha Bell, që e mori famën nga shou për adoleshentë, Veronica Mars, dhe ka marrë pjesë edhe në The Good Place, të NBC.

?Let it go ishte një hit i vërtetë dhe gjenitë e disney-t menduan? po sikur ti japim asaj dy këngë? Do të ishte shumë më mirë apo jo. Dhe gjejeni çfarë, është vërtetë ashtu?, ka thënë Kristen Bell.

?Muzika është e jashtëzakonshme dhe unë mendoj se është akoma më e arrirë në filmin e dytë?, shprehet Idina Menzel.

Idina Menzel, këndoi këngën ?Let it go?, të filmit të parë Frozen, që u nderua edhe me një çmim Oskar. Filmi tashmë është shumë pranë daljes në sallat e kinemasë dhe Disney premton sërish se ai do të pushtojë zemrat e fëmijëve por edhe të rriturve pse jo?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended