Top News - Vettingu në polici/ Zbulohet pse u shkaktuan vonesa

  • 4 years ago
Vetëm pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi ligjin e votuar në Parlament për zgjatjen e afatit të procesit të vettingut në Polici. Me një ?mal? argumente, kreu i shtetit riktheu për shqyrtim ligjin, ndonëse debati që prodhoi ky veprim u shoqërua me rivotim në Komisionin e Ligjeve dhe rrjedhimisht kalon për votim, pa pasur më nevojën e dërgimit për dekretim nga presidenti.
Deri këtu, duket se bëhet fjalë për procedura institucionale, por ekspertë të ndryshëm, sic shkruan gazeta Shqip sqarojnë se përse vettingu në Polici nisi me vonesë dhe që u bë shkas për të kërkuar një zgjatje të afatit për të.

Ekspertët thonë se vonesat në vettingun e Policisë kanë ardhur për shkak të mungesës së bashkëpunimit të disa institucioneve shtetërore si dhe lëvizjet në detyrë të drejtuesve të policisë.
Sipas tyre, dy institucionet kushtetuese si Prokuroria e Përgjithshme dhe Shërbimi Informativ i Shtetit janë bërë pengesë për mosnisjen në kohë të procesit të Vettingut në radhët e policisë.
Sepse, këto institucione bëhet e ditur se nuk kanë bashkëpunuar për dorëzimin në kohë të dokumenteve që kërkohen nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ndryshe vettingu policor.
Madje, ata thonë se ka pasur raste kur janë ndeshur me vështirësi në leximin e informacionit, duke i çuar autoritetet në një fazë të dytë të kërkimit të një informacioni nga këto institucione, kryesisht institucione si SHISH, që ka edhe një natyre sekrete të të dhënave.

Çdo efektiv policie pavarësisht gradës i nënshtrohet vettingut, por për verifikimin e të dhënave kërkohet informacion nga SHISH dhe Prokuroria për të zbardhur nëse kanë pasur lidhje me krimin, kanë qenë apo jo nën hetim, kanë qenë të thirrur qoftë edhe si dëshmitarë.
Por, vetë prokurorët dhe SHISH në përgjigje të ankesës dhe akuzës për këtë japin një tjetër shpjegim. Sipas tyre ngarkesa e punës dhe mungesa e burimeve njerëzore pamundësojnë dhënien e përgjigje në kohë të shkurtër.
Një problem tjetër që është bërë shkas për këtë lidhet me lëvizjen nga detyra të shumë drejtuesve të policisë dhe të Gardës së Republikës, duke e futur në ngërç monitorimin e dosjeve brenda afatit kohor.
Një nga problematikat e tjera që janë ngritur lidhet edhe me ndryshimet e vazhdueshme që ndodhin në radhët e institucioneve me të cilat bashkëpunohet.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http...

Recommended